Bota

Samiti i G7/ Kina reagon ndaj pjesëmarrjes së Zelenskyy-it: Kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut.

22 Maj 2023, 12:51 Nga f.i
Samiti i G7/ Kina reagon ndaj pjesëmarrjes së Zelenskyy-it: Kriza
Samiti G7

KINË- Kina ka regauar pas pjesëmarrjes së presidentit ukrainas në samitin e G7, i cili po zhvillohet në Japoni. CNN shkruan se Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut.

"Ne kemi vërejtur se Presidenti Zelensky mori pjesë në samitin e G7. Qëndrimi i Kinës për krizën në Ukrainë është konsistent. Ne gjithmonë besojmë se kriza duhet të zgjidhet politikisht përmes dialogut dhe konsultimit”,- tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë.

Mao shtoi se Kina shpreson se vendet anëtare të G7, mund të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të luajtur një "rol konstruktiv në promovimin e zgjidhjes politike të krizës".

samiti i g7 g7

Sondazh

Poll