Bota

E RËNDË në Greqi/ I riu qëllon gruan dhe plagosi në sy djalin 8-vjeçar...vajza shpëtoi se po flinte nga gjyshja. Pas masakrës, autori vrau veten

Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.

22 Maj 2023, 12:16 Nga k.m.
E RËNDË në Greqi/ I riu qëllon gruan dhe plagosi në sy
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre vetëm 8 vjeç. Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.

Pasi ka qëlluar të shoqen dhe djalin e tyre, autori më pas e ka kthyer tytën nga vetja dhe gjithashtu ka kryer vetëvrasje. Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Trupi i pajetë i 36-vjeçares dhe i bashkëshortit të saj është pikasur nga tezja e 39-vjeçares, e cila më pas telefonoi me urgjencë Policinë e Shtetit. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi ngjarja e rëndë./Protothema

greqi

Sondazh

Poll