Art&Argëtim

Demi Moore flet për tradhëtinë që i bëri bashkëshortit të saj një natë përpara se të martohej

5 Tetor 2019, 15:35 Nga DOSJA

AMERIKË – Në librin e saj me titull “Inside Out” aktorja e njohur Demi Moore, ka folur për shumë histori të jetës së saj personale.

Njëra prej këtyre historive është pikërisht e tradhëtisë që ajo i ka bërë bashkëshortit të saj, këngëtarit legjendar Freddy Moore.

“Një natë para se të martoheshim, në vend që të merresha me premtimet e mia, telefonova një djalë që kisha takuar në xhirimet e një filmi. U largova nga festa ime e beqarisë dhe shkova në banesën e tij”,– ka shkruar aktorja në librin e saj.

Aktori Carafotes

Pas rrëfimit të kësaj historie ka reaguar vet personi tek i cili ka shkuar Moore atë natë. Bëhet fjalë për aktorin, sot 56-vjeçar Paul Carafotes i cili ka thënë rreth asaj nate:

“Po, unë jam aktori për të cilin ajo e ka fjalën. Ne kishim një lidhje. Unë isha 21-vjeç dhe po realizoja daljen time të dytë në film. Ajo ishte 18-vjeçe dhe ajo ishte dalja e saj e parë. I thashë asaj se isha i lodhur dhe të shkoja të flija, por Demi ishte këmbëngulëse. I thashë se nëse donte të vinte do të lija dritaren e kuzhinës hapur. Ajo që mbaj mend është se Demi më ka zgjuar me një shishe shampanjë në dorë dhe ka thënë, ‘hajde të festojmë’. Ajo ishte e egër, të gjithë ishim në atë kohë,”-u shpreh aktori.

Burimi:The Sun

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim demi moore freddy moore demi moore freddy moore

Sondazh

Poll