Art&Argëtim

Vajtimi për dashurinë e humbur, Hekuran Krasniqi sjell i vetëm një baladë me rastin e ditëlindjes së tij (Video)

5 Tetor 2019, 14:54 Nga DOSJA
Vajtimi për dashurinë e humbur, Hekuran Krasniqi sjell i vetëm

Pas shumë bashkëpunimeve, sot Hekuran Krasniqi ka lançuar këngën e tij më të re solo me titull “Më vrave mua”, sigurisht një produkt i tij në tekst, kompozim dhe interpretim.

Kënga është një vajtim për dashurinë e humbur të cilës kantautori i dedikohet në të shumtën e fabulave të këngëve të tij, por e veçanta këte herë është paraqitja e tij ndryshe në videoklipin që shoqëron këngën.

Kantautori feston sot edhe 40-vjetorin e lindjes së tij, në një status në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se nuk do të heshtë pasi ka lindur për të mos heshtur përmes artit muzikor.

“Pershendetje miqte e mi kudo qe jeni, me lejoni qe neser me rastin e ditlindjes time te ju sjelle nje kenge dhe klip te ri.
Sot nuk ka heshtje sot 40 vite me pare kam lindur per te mos heshtur kurre permes artit muzikore.
Hekuran Krasniqi,”- shkruan Krasniqi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hekuran krasniqi hekuran krasniqi

Sondazh

Poll