Art&Argëtim

Stresi zhvishet në mes të Tiranës, pas fotove provokuese të Kejsit, reperi ekspozon muskujt (Foto)

5 Tetor 2019, 13:17 Nga DOSJA
Stresi zhvishet në mes të Tiranës, pas fotove provokuese të

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shihet se po i dedikon kohë vetes dhe tonifikimit të trupit të tij. Në një video që ka publikuar këngëtari i njohur si Stresi shihet që ka dalë gjysmë i zhveshur tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

Vetëm me tuta ngjyrë gri, reperi shihet teksa ecën duke ekspozuar muskujt që ka në pjesën e bakut dhe të gjoksit.

Në sy bien edhe tatuazhet e shumta që ka këngëtari në trup. “Çdo ditë në trajnim,”- shkruan Stresi krahas videos bardh e zi, teksa bluzën e mban në dorë.

Së fundmi reperi është komentuar shumë në media pas ndarjes nga partnerja e tij Keisi Lushaj. Teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, reperi tha se çifti po kalon disa probleme pasi ai vetë është mistrec.

Nga ana tjetër bukuroshja që po shijon pushimet bëri një postim në rrjetet sociale ku linte të nënkuptohej se i kujtonte Stresit çfarë ka humbur. “Kur pusi thahet, i kuptojmë vlerën ujit,”- shkruante Keisi krahas një fotoje me bikini.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kejsi lushaj stresi ndahet nga keisi arkimed lushaj kejsi lushaj stresi ndahet nga keisi

Sondazh

Poll