Art&Argëtim

Ylli i popit australian Sia ka zbuluar se vuan nga një sëmundje që i jep asaj dhimbje kronike.

5 Tetor 2019, 12:29 Nga DOSJA
Ylli i popit australian Sia ka zbuluar se vuan nga një sëmundje

AUSTRALI – Në një postim në Twitter, këngëtarja u shpreh se  vuante nga sindroma Ehlers-Danlos (EDS), një sëmundje  e rrallë që mund të shkaktojë dhimbje kronike  dhe lodhje ekstreme.

Sia, 43 vjeç, njihet për fshehtësinë e jetës së saj, si dhe ajo rregullisht fsheh fytyrën e saj nën paruke dhe flokë.

Ajo ka pasur një varg hitesh solo dhe ka shkruar dhe kompozuar këngë për Rihannen, Beyonce, Katy Perryn dhe Adele.

“Hej, unë po vuaj me dhimbje kronike dhe një sëmundje neurologjike, Ehlers Danlos dhe thjesht kam dashur t’u them atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, unë ju dua, dhe vazhdoni  të qëndroni të fortë ” ka shkruar këngëtarja  në postimin e saj në Twitter.

Sipas shërbimit kombëtar të shëndetit në mbretërinë e bashkuar ka 13 lloje të EDS, një gjendje që prek indin lidhës rreth trupit. Disa forma janë të buta ndërsa të tjerët mund të jenë paaftësues.

Sia është hapur në të kaluarën në lidhje me varësinë e saj ndaj alkoolit dhe ilaçeve të dhimbjes.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz semundja e sias sia semundja e sias sia

Sondazh

Poll