Bota

Udhëheqësi i Partisë Laburiste bën thirrje: Të hetohet Braverman, ka thyer kodin ministror

Starmer gjithashtu ka theksuar se sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar duhet të lërë punën nëse kjo vërtetohet.

22 Maj 2023, 11:47 Nga f.i
Udhëheqësi i Partisë Laburiste bën thirrje: Të hetohet
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Udhëheqësi i Partisë Laburiste Keir Starmer, i ka bërë thirrje Rishi Sunak që të nisë menjëherë një hetim ndaj sekretare Suella Braverman, pasi kjo fundit sipas tij ka thyer kodin ministror. The Guardian raporton se Starmer gjithashtu ka theksuar se sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar duhet të lërë punën nëse kjo vërtetohet.

'Sunak duhet t’i kërkojë këshilltarit të tij Sir Laurie Magnus të nisë menjëherë një hetim nëse Braverman ka thyer rregullat duke u kërkuar nënpunësve civilë të Home Office trajtim të veçantë,"- u shpreh Starmer.

Reagimi i udhëheqësit të partisë Laburiste, vjen pasi pretendohet se Braverman kërkoi ndihmë nga nëpunësit civilë të 'Home Office' për heqjen e gjobës pasi u kap duke ecur me shpejtësi.

suella braverman

Sondazh

Poll