Sport

Pas sulmit racist, reagon edhe Ronaldo Fenomeni:"Mjaft, Vinicius më numëro edhe mua në betejën tënde. Në betejën tonë”

Legjenda Ronaldo Fenomeni hyri në Instagram për të sulmuar La Ligën për sulmet e njëpasnjëshme raciste ndaj Vinicius dhe tha se ai personalisht po merr përsipër luftën e yllit brazilian të Real Madridit.

22 Maj 2023, 11:35 Nga DOSJA

Pas sulmit racist, reagon edhe Ronaldo Fenomeni:"Mjaft, Vinicius më

SPANJE - Situata në Spanjë rreth Vinicius ka marrë përmasa të paprecedentë. Sulmet raciste nga tifozët e skuadrave kundërshtare janë bërë një dukuri e rregullt këtë sezon, dhe ‘Mestalla’ ishte stadiumi i fundit, ku ndaj yllit brazilian të Real Madridit u hodhën brohoritje raciste nga tribuna, madje duke i vënë në dukje edhe personin që e bëri këtë te arbitri.

Pas ndeshjes, Vinny theu heshtjen e tij dhe sulmoi La Ligën për tolerancën e tyre ndaj kësaj çështjeje, me Ronaldo Nazario, që gjithashtu ka marrë një qëndrim duke e mbështetur hapur bashkatdhetarin e tij.

“Fenomeni”, që zotëron mes të tjerëve Valladolid, i është kundërpërgjigjur La Ligës spanjole dhe tha se do të merret personalisht me luftën e Vinicius për drejtësi dhe për të zhdukur sjellje të tilla nga futbolli spanjol.

“Edhe një herë një episod racizmi ndaj Vinicius. Edhe një herë në La Liga. Deri kur? Për sa kohë që ka mosndëshkim dhe bashkëpunim, ka racizëm. Është e papranueshme që gjyqtarët, federata dhe autoritetet të qëndrojnë duarkryq dhe tifozët të duartrokasin një akt të tillë marrëzie. Mjaft, Vinicius më numëro në betejën tënde. Në betejën tonë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll