Aktualitet

Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët, publikohet fotoja e Florian Gjergjit

Mësohet se Gjergji mashtronte persona të shumë, duke u prezantuar përmes emrave të disa prej politikanëve në vend si Edi Rama dhe Erion Veliaj. 

21 Maj 2023, 17:59 Nga I.A
Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët, publikohet fotoja
Florian Gjergji

TIRANË- Personi në foton e mësipërme është Florian Gjergji, i riu që është shpallur në kërkim pasi ka mashtruar shumë persona. Mësohet se Gjergji mashtronte persona të shumë, duke u prezantuar përmes emrave të disa prej politikanëve në vend si Edi Rama dhe Erion Veliaj. 

Gjergji është bërë protagonist dhe i dy rasteve të tjera të mashtrimit me shuma të mëdha, raste këto që janë zbuluar nga policia, duke çuar në pranga njerëzit e afërt me të cilët Gjergji ka bashkëpunuar. Rasti i fundit ishte i pak ditëve më parë, ku përmes një mesazhi telefonik i mbëritur në aplikacionin “Signal”, Florian Gjergji, për pak sa nuk ka futur në kurth biznesmenin e ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

florian gjergji

Sondazh

Poll