Aktualitet

Media amerikane “The Washingon Post”: Në vend të Mykonos, vizitoni Shqipërinë

Në shkrim media iu sugjeron turistëve që nëse nuk dëshirojnë më të pushojnë nëpër plazhe të mbipopulluara të Greqisë, kjo gazetë sugjeron Shqipërinë.

21 Maj 2023, 14:35 Nga f.i
Media amerikane “The Washingon Post”: Në vend të Mykonos,
foto e Washington Post

SHQIPËRI-Media amerikane ‘The Washington Post’ i ka kushtuar një artikull vendit tonë, ku fton lexuesit e saj të vizitojnë vendin tonë. Në shkrim media iu sugjeron turistëve që nëse nuk dëshirojnë më të pushojnë nëpër plazhe të mbipopulluara të Greqisë, kjo gazetë sugjeron Shqipërinë.

"Për ata që duan plazhet e kristalta dhe çmimet e përballueshme, Shqipëria është destinacioni ideal i pushimeve edhe pse nuk është aq i njohur sa Mykonos”,- sugjeron Uashington post. 

"Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë” -shkruan Washingon post.

“Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”,- vijon artikulli, duke u dhënë lexuesve në një fjali, një paketë turistike të plotë  për gjithë ata që duan detin, duan malin apo zgjedhin historinë.

Shkrimi është shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

uashington

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...