Aktualitet

Qarkullonin me mjetin luksoz pa leje, arrestohet 20-vjeçari, shoqërohet shoferi 17-vjeçar

Sipas policisë është proceduar penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.

21 Maj 2023, 14:40 Nga k.m.
Qarkullonin me mjetin luksoz pa leje, arrestohet 20-vjeçari,
Mjeti luksoz

VLORË- Një 20-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa një i mitur, 17 vjeç, është proceduar penalisht në Vlorë. Sipas Policisë është proceduar penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi,"-bëhet në njoftimin e Policisë.

xhuljano hodaj vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...