Aktualitet

2 punëtorë ndërtimi të vdekur në 3 ditë, Lëvizja Bashkë në protestë, hedh bojë të kuqe në portën e institucionit

Siç duket edhe nga pamjet, aktivistët e kanë lyer derën me bojë të kuqe, në shenjë proteste për 2 punonjësit e ndërtimit që ndërruan jetë 3 ditët e fundit.

21 Maj 2023, 14:05 Nga k.m.
2 punëtorë ndërtimi të vdekur në 3 ditë,
Foto ilustruese

TIRANË- Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, ka ndarë pamjet nga një protestë e zhvilluar pranë një institucioni për vdekjen e 2 punëtorëve. Siç duket edhe nga pamjet, aktivistët e kanë lyer derën me bojë të kuqe, në shenjë proteste për 2 punonjësit e ndërtimit që ndërruan jetë 3 ditët e fundit. Por askush nuk ka reaguar.

"Asnjë institucion publik nuk do t’ia dijë. Pasi i ka vënë drynin Ministrisë së Punës dhe është mburrur për mungesën e sindikatave, Edi Rama vazhdon i bie dajres. Nëpër media kuitet për fatin e Sali Berishës. Të tjerët vazhdojnë bëjnë hesape pas rezultatit të zgjedhjeve. Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore,"

POSTIMI I PLOTË:

DY PUNËTORË NDËRTIMI TË VDEKUR NË TRE DITË Asnjë institucion publik nuk do t’ia dijë. Pasi i ka vënë drynin Ministrisë së Punës dhe është mburrur për mungesën e sindikatave, Edi Rama vazhdon i bie dajres. Nëpër media kuitet për fatin e Sali Berishës. Të tjerët vazhdojnë bëjnë hesape pas rezultatit të zgjedhjeve.

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore. Jo vetëm në terma humanitarë: si t’i shpëtojmë punëtorët nga vdekja dhe gjymtimi në punë? As thjesht në qasje politike: si të mundësojmë organizimin e punëtorëve për të drejtat e tyre? Por edhe në dimension ekonomik: Ekonomia shqiptare po dobësohet prej emigrimit masiv të forcës punëtore më vitale. Çdo ditë të ekzistencës tonë politike ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e punëtorëve, për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe demokratizimin e shtetit.

levizja bashke tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...