Aktualitet

Autobusi përplset me mjetin në Qafë Thanë, makina përfshihet nga flakët, 6 persona të lënduar

Nga djegia e makinës dyshohet se ka viktima, të cilët nuk arritën që të dilnin dot nga mjeti.

21 Maj 2023, 16:38 Nga I.A
Autobusi përplset me mjetin në Qafë Thanë, makina
Foto Ilustruese

QAFË THANË- Një makinë ka marrë flakë pasditën e sotme në Qafë Thanë. Fillimisht makina është përplasur me një autobus dhe kjo ka shkaktuar që të marrë flakë. Nga djegia e makinës kanë mbetur 6 persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse si dhe ambulanca. 

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë - Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec - Prrenjas, është përplasur me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip "Benz" është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

merr flake makina ne qafe thane

Sondazh

Poll