Bota

Fituesi i çmimit Nobel në letërsi: Për fjalimin i kërkova ndhmë ChatGPT-së

Mo do t'i jepte Yu-së një çmim libri në Qendrën e Vallëzimit të Shangait gjatë kremtimit të 65-vjetorit të Shouhuo, një revistë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e peizazhit të letërsisë kineze.

21 Maj 2023, 15:22 Nga I.A
Fituesi i çmimit Nobel në letërsi: Për fjalimin i
Mo Yan

KINË- Laureati kinez i Nobelit Mo Yan tronditi turmën në një ngjarje letrare të martën kur zbuloi se kishte përdorur ChatGPT për të shkruar një fjalim duke lavdëruar autorin tjetër Yu Hua. Mo do t'i jepte Yu-së një çmim libri në Qendrën e Vallëzimit të Shangait gjatë kremtimit të 65-vjetorit të Shouhuo, një revistë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e peizazhit të letërsisë kineze.

“Personi që po merr këtë çmim është vërtet i jashtëzakonshëm dhe, natyrisht, ai është edhe shoku im i mirë. Ai është i jashtëzakonshëm, kështu që duhet të jem edhe unë. Para disa ditësh duhej të shkruaja një lavdërim për të sipas traditës, por u mundova për disa ditë dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Kështu që i kërkova një studenti doktorature të më ndihmonte duke përdorur ChatGPT,” tha Mo, i cili njihet për romanet si Red Sorghum , The Garlic Balads dhe The Republic of Wine .

mo yan chatgpt   yu hua

Sondazh

Poll