Fituesi i çmimit Nobel në letërsi: Për fjalimin i kërkova ndhmë ChatGPT-së
Mo Yan KINË- Laureati kinez i Nobelit Mo Yan tronditi turmën në një ngjarje letrare të martën kur zbuloi se kishte ...
Në një intervistë për agjencinë Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës.
SHBA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës. Siç tha ai, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.
“Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më falni, kjo nuk është pritje. Është obligim”, tha Eskobar.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar.
Ai përkujtoi se marrëveshja mes dy palëve është ligjërisht e detyrueshme dhe se tani shtrohet pyetja se si të zbatohet plotësisht.
Escobar tha se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç “mund të tregojnë guximin e nevojshëm politik për të ndërmarrë hapat e duhur”. Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj.
Marrë nga REL
Mo Yan KINË- Laureati kinez i Nobelit Mo Yan tronditi turmën në një ngjarje letrare të martën kur zbuloi se kishte ...
Foto ilustruese BRAZIL- Shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të fillojë nga një shpellë si k...
Foto ilustruese GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 46-vjeçarit që u gjet i vrarë në Kretë...
foto ilustruese GJERMANI- Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë n...
Foto ilustruese Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që...
Olaf Scholz JAPONI- Kancelari Olaf Scholz gjatë një interviste në Hiroshima e vlerësoi samitin e G7 si një sukses në...
GREQI- Një i moshuar 98-vjeçar ka prekur me fjalët, teksa ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Gr...
Albin Kurti KOSOVË- Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së st&e...
Tsipras dhe Mitsotakis GREQI- Në Greqi, të dielën, më 21 maj, u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, n&eu...
Pamje nga Greqia ITALI- Momente të këndshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm, jashtë komplekseve të shkollave qendrore...