Bota

Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili?

Brazili vetë pret numrin e tretë më të madh të llojeve të lakuriqëve në botë.

21 Maj 2023, 14:54 Nga k.m.
Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili?
Foto ilustruese

BRAZIL- Shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të fillojë nga një shpellë si kjo e Planaltinës. Ajo shtrihet më shumë se 1.5 kilometra thellësi, e është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën. Habitatet e panumërta - dhe speciet e lakuriqëve të natës vendase të tyre - mbeten plotësisht të pastudiuara ose të pazbuluara.

Brazili vetë pret numrin e tretë më të madh të llojeve të lakuriqëve në botë. Shkencëtarët po studiojnë se si dhe pse, me shpresën për të parandaluar pandemitë e ardhshme si COVID-19. Sebastien Charneau është profesor në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Brasilias.

“Nëse nuk e bëni këtë tani, mund të ketë shpërthime të tjera në të ardhmen dhe të përfundoni në situatën në të cilën ndodhemi sot, duke mos ditur se nga vjen ky shpërthim, nga vjen SARS-CoV-2. Dhe ky është një problem i madh, sepse nëse nuk dimë se si të identifikojmë rrugën që mori ky virus, pyetjen evolucionare dhe si arriti te njeriu, ne nuk mund ta luftojmë atë."

Brazili ka më shumë tokë se çdo vend tjetër ku kushtet janë të pjekura që një virus të përhapet nga lakuriqët te njerëzit – zona të quajtura 'zona kërcimi' nga Reuters. Një analizë e Reuters zbuloi se zonat braziliane të kërcimit janë rritur më shumë se 40% gjatë dy dekadave të fundit. Kjo është 2.5 herë më shpejt se zonat me rrezik të ngjashëm në mbarë botën.

“Në kontekstin e pandemisë, rajoni i Amazonës vuajti më shumë se rajonet e tjera të vendit, sepse spitalet në qytetet e Amazonës përfunduan duke mos përmbushur një sërë nevojash të tjera shëndetësore për t’u fokusuar në pandeminë dhe në shumë vende. Kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kemi pasur momente kolapsi në sistemin shëndetësor”.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vendi është ende i paaftë për të dalluar një patogjen të rrezikshëm pavarësisht se shanset që një virus i ri të dalë nga rajoni janë të larta.

“Çështja është se ne nuk kemi një sistem të përgatitur shëndetësor, e lëre më pastaj të përballojnë një pandemi të ardhshme.”

Pasardhësi i Bolsonaros, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka premtuar të eliminojë shpyllëzimin në Brazil deri në vitin 2030. Por kjo do t’i bënte që ai të ndryshonte ligjet në vend dhe përpjekjet e tij për këtë nuk do të jenë të lehta. Një përfaqësues i grupeve të bizneseve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bizneset mbështetin përpjekjet e tij për të ndaluar shpyllëzimin e paligjshëm, por se prerja e ligjshme e pemëve është e nevojshme për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe energjisë. Megjithatë, prerja e pyjeve favorizon një patogjen i ri dhe vdekjeprurës duke i dhënë mundësinë në pjesën tjetër të Brazilit dhe më pas edhe në botë.

brazil

Sondazh

Poll