Bota

"Si kancelar ua kam borxh qytetarëve", Scholz:Ne sigurojmë mbrojtje ajrore dhe tanke për Ukrainën

Ndërsa sa i përket samitit kancelari gjerman e vlerëson dhe shprehet se vendimet e marra atje janë shumë të mira dhe qartësisht të dedikuara për një botë më të mirë dhe mbështetën nga demokraci të forta ekonomikisht dhe kjo është arsyeja pse ky samit është shumë i suksesshëm

21 Maj 2023, 14:03 Nga f.i
"Si kancelar ua kam borxh qytetarëve", Scholz:Ne sigurojmë
Olaf Scholz

JAPONI- Kancelari Olaf Scholz gjatë një interviste në Hiroshima e vlerësoi samitin e G7 si një sukses në tërësi dhe komentoi mbështetjen për Ukrainën. Ai tha se "është detyrë e qytetarëve të Gjermanisë që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s", raportojnë mediat e huaja.

Megjithastë Scholz mbetet i mbyllur në lidhje me dërgimin e Mundshëm të avionëve luftarakë në Ukrainë. Ai tha se Gjermania nuk ka avionë luftarakë, dhe kur anëtarët e tjerë të G7 do të dorëzojnë avionë F-16 në Ukrainë, ai nuk mund të thotë asgjë. 

"Përveç kësaj, shpërndarja e avionëve luftarakë nuk është në të vërtetë një çështje qendrore," thotë Soltz dhe shton se, mbi të gjitha, "ne duhet të zhvillojmë më tej mbështetjen për Ukrainën në mbarë botën. Kemi ftuar shumë vende me të cilat duam të flasim konkretisht dhe jo vetëm për këtë, por edhe për perspektivën tonë të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të botës”.

Për rolin e Gjermanisë, Scholz tha: "Gjermania po bën atë që është në fuqinë e saj. Kjo përfshin mbrojtjen ajrore dhe tanket. Kjo lloj ndihme i nevojitet Ukrainës për kundërsulmin e planifikuar për në fillim të verës. Qëllimi i përbashkët mbetet parandalimi i përshkallëzimit në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s. Si kancelar gjerman, ua kam borxh qytetarëve të vendit tonë. Të gjithë e kanë shprehur qëndrimin e tyre në këtë kuptim prandaj ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të koordinuar dhe të jemi të kujdesshëm.

Ndërsa sa i përket samitit kancelari gjerman e vlerëson dhe shprehet se vendimet e marra atje janë shumë të mira dhe qartësisht të dedikuara për një botë më të mirë dhe mbështetën nga demokraci të forta ekonomikisht dhe kjo është arsyeja pse ky samit është shumë i suksesshëm.

g7 lufta ne ukraine olaf scholz

Sondazh

Poll