Bota

Zelenskyy në samitin e G7: Nëse ndalojmë Putinin, Ukraina i ofron botës shpëtim nga lufta

Zelenskyy sqaroi si qëndron e vërteta pë situatën në Bakhmut, si dhe ju bëri thirrje liderëve të samitit ti bashkohen kundër luftës. Ai sqaroi se Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia dhe trupat ukrainas ndodhen akoma në rajon.

21 Maj 2023, 13:17 Nga f.i
Zelenskyy në samitin e G7: Nëse ndalojmë Putinin, Ukraina i ofron
Zelenskyy

JAPONI- Në fjalimin e tij në samitin e G7 në Hiroshima të Japonisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sqaroi si qëndron e vërteta pë situatën në Bakhmut, si dhe ju bëri thirrje liderëve të samitit ti bashkohen kundër luftës.

Mediat e huaja shkruajnë se Zelenskyy sqaroi se Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia dhe trupat ukrainas ndodhen akoma në rajon.

"Unë besoj se lufta nuk ka vend në botë. Njerëzimi ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka humbur shumë jetë në konflikte të përgjakshme.  Fuqia e formulës së paqes ukrainase është se duke i ndalur ambiciet ruse, ne do t'i japim botës një rezultat tjetër, do të paralizojmë agresorë të tjerë të mundshëm. Kur të gjithë ata që duan luftë shohin se sa e bashkuar dhe e vendosur është bota kur duan paqe, nuk ka kuptim. Ukraina i ofron botës shpëtimin nga lufta. Për ta bërë këtë, ne duhet të bashkohemi dhe ta bëjmë Rusinë agresorin e fundit" - tha ai.

g7

Sondazh

Poll