Bota

INCIDENT në Greqi/ Tentuan të blinin vota, arrestohen 5 persona në Kardicë

Mësohet se gjatë kontrollit të furgonit që përdornin autorët janë gjetur 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje kartash. Gjithashtu u sekuestrua një çantë me 114 zarfe të mbyllura me kartën e kandidatit të Aleksis Tsipras dhe brenda çdo zarfi pesë fletë votimi të partisë politike SYRIZA, me emrin e kandidatit.

21 Maj 2023, 13:06 Nga f.i
INCIDENT në Greqi/ Tentuan të blinin vota, arrestohen 5 persona
kartat e sekuestruara

GREQI- Pesë persona janë arrestuar në Kardicë për tentativë për të blerë vota. Protothema raporton se sipas policisë, pak minuta para orës 22:00 të së shtunës janë kapur pesë persona, dy prej tyre romë.

Mësohet se gjatë kontrollit të furgonit që përdornin autorët janë gjetur 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje kartash. Gjithashtu u sekuestrua një çantë me 114 zarfe të mbyllura me kartën e kandidatit të Aleksis Tsipras dhe brenda çdo zarfi pesë fletë votimi të partisë politike SYRIZA, me emrin e kandidatit.  

Ndërkohë dy prej të arrestuarve iu gjetën gjithsej 6060 euro.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll