Bota

Beteja në Bakhmut/ Prigozhin pretendon se e ka marrë në kontroll qytetin lindor

Ai tha se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim.

20 Maj 2023, 15:56 Nga a.l
Beteja në Bakhmut/ Prigozhin pretendon se e ka marrë në kontroll
Yevgeny prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, pretendon kontrollin e plotë të qytetit ukrainas të Bakhmut, fokusi i betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës, shkruajnë mediat e huaja. 

Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmut u mor plotësisht.Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, nga shtëpia në shtëpi”, tha Prigozhin.

Ai tha se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim. Shpërthime të largëta mund të dëgjoheshin në sfond ndërsa Prigozhin fliste gjatë videos. Deri më tani nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll