Bota

Samiti i G7/ Zelenskyy takohet me Sunak, përshëndeten me një përqafim, mesazhi inkurajues për liderin ukrainas: Ti ia dole

Po ashtu Zelenskyy u takua më herët edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

20 Maj 2023, 15:00 Nga a.l
Samiti i G7/ Zelenskyy takohet me Sunak, përshëndeten me një
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy

JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak janë takuar tani në Hiroshima të Japonisë, ku do të mbahet samiti i G7. Sunak e përshëndeti Zelenskyy-n me një përqafim të ngrohtë duke e inkurajuar: "Ti ia dole".

Po ashtu Zelenskyy u takua më herët edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Kryeministri britanik postoi gjithashtu një foto të takimit me liderin ukrainas me mesazhin se Britania do ta mbështesë gjithmonë Ukrainën.

"Ukrainë, ne nuk do të shkojmë askund", shkruan ai në postimin në Twitter.  

volodymyr zelenskyy rishi sunak

Sondazh

Poll