20 Maj 2023, 15:11
Nga a.l

BRITANI- Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi gjykatësit atje bllokuan fluturimet që transportonin azilkërkuesit nga Britania drejt Ruandës për përpunimin e dokumentave.
Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë – dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se aleatët evropianë të Britanisë nuk kanë prirjen të reformojnë gjykatën.
Autoritetet britanike kanë diktuar deri më tani këtë vit, gati shtatë mijë emigrantë që kalojnë Kanalin e Lamanshit me varka të vogla nga Franca. Totali për vitin 2022 i kaloi 45,000. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar vazhdimisht – siç është shprehur ai – “të ndalë varkat”.
Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar imigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumentave të azilit– pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.
“Është qasje e re ambicioze, por besoj se është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.
Por gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishin dakort me këtë lëvizje. Ndërsa avioni i parë ishte gati të nisej për në Ruandë qershorin e kaluar, gjykata lëshoi atë që njihet si “Rregulli 39” – bllokimin e fluturimeve me arsyetimin se ato mund të shkelin Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut – nënshkruese e së cilës është edhe Britania. Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.
Si përgjigje, qeveria britanike ka prezantuar një legjislacion të ri i cili do të anulonte vendimet e gjykatave evropiane. Projektligji po debatohet aktualisht në parlament. Në një takim të Këshillit të Evropës këtë javë, kryeministri Sunak tha se do të përpiqet të bindë partnerët evropianë që të reformojnë vetë gjykatën.
“Ne duam të sigurojmë që Gjykata Evropiane të sillet gjithmonë në një mënyrë të drejtë, efektive dhe transparente”, tha kryeministri Sunak.
Disa analistë thonë se Evropa nuk është e predispozuar për të negociuar me Britaninë pas daljes së vendit nga BE-ja.
“Nuk jam e sigurt se ata do të bëjnë përpjekje për reformimin e një institucioni tjetër evropian për të kënaqur zotin Sunak dhe qeverinë e tij të vijës së ashpër, kur bëhet fjalë për migracionin”, thotë Camino Mortera-Martinez me Qendrën për Reformën Evropiane.
Disa anëtarë të partisë Konservatore të zotit Sunak duan që Britania të largohet nga Këshilli i Evropës dhe konventa e tij për të drejtat e njeriut. Vendi i fundit që u largua nga organizata ishte Rusia, e dëbuar vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.
“Përballë kërcënimit ‘na jep atë që duam, ose do të largohemi nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Evropës’, përgjigjia mund të jetë ‘kjo do t’ju bënte të ngjashëm me Rusinë.’ Mendoj se do të ishte gabim që Britania ta bënte këtë për momentin, veçanërisht duke pasur parasysh se kemi një luftë në Ukrainë”, thotë analistja.
Pak më shumë se një e katërta e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022 ishin shqiptarë. Britania ka deportuar mbi një mijë prej tyre. Kryeministri shqiptar tha muajin e kaluar se Britania po përjetonte një ‘krizë nervore’ lidhur me migracionin/VOA
henry ridgwell
Bota
20 Maj 2023, 15:00
a.l
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy
JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi ...
Bota
20 Maj 2023, 14:50
a.l
Liderët e G7
JAPONI- Liderët botërorë kanë nisur takimin në Hiroshima. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i b...
Bota
20 Maj 2023, 14:36
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Sot është ditë pushimi për liderët politikë, të cilët përfunduan dje fushatën e t...
Bota
20 Maj 2023, 13:56
a.l
Rrëzohet helikopteri
ITALI- Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi, një helikopter shpëtimi që po u vinte në n...
Bota
20 Maj 2023, 13:46
a.l
Lufta në Sudan
SUDAN- Vijon lufta për pushtet ushtarak në Khartoum. Armëpushimi ka përfunduar dhe gjeneralët i janë kth...
Bota
20 Maj 2023, 13:42
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka propozuar James O'Brien për postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çë...
Bota
20 Maj 2023, 13:18
a.l
Sam Altman
BRITANI- Ekspertët paralajmërojnë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Britani dhe SHBA mund të rrezikohen ng...
Bota
20 Maj 2023, 13:12
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Ligjvënësit e Karolinës së Veriut në SHBA, kanë votuar për ndalimin e shumicës së ...
Bota
20 Maj 2023, 13:05
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joseph Biden po përgatitet të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej ...
Bota
20 Maj 2023, 12:53
a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Qytetarët turk kanë nisur të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve...