Bota

Trump pezullon hyrjen e emigrantëve që nuk paguajnë dot sigurimin shëndetësor

5 Tetor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Trump pezullon hyrjen e emigrantëve që nuk paguajnë dot sigurimin

WASHINGTON: Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi këtë të premte një  ligj që pezullon hyrjen e emigrantëve që nuk do mbulohen nga sigurimi shëndetësor, brenda 30 ditëve nga hyrja në shtetet e bashkuara, ose nuk kanë asetet e duhura për të vetë paguar shpenzimet e tyre të kujdesit shëndetësor.

“Administrata e Trump po përpiqet të anashkalojë kongresin dhe të zbatojë sistemin e vet të bazuar në imigrim. Kjo është vërtet një mënyrë e ulët, për të ndaluar njerëzit me të ardhura të ulëta të emigrojnë. “tha Charles Wheeler nga rrjeti katolik i imigracionit ligjor Inc.

Rregulli i ri, është pjesë e përpjekjeve republikane të Trump për të frenuar imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm.

Pasi u shpall ligji, qendra kombëtare e ligjit për emigracionin (NILC) tha se do të paraqiste një padi për ta ndaluar atë të hyjë në fuqi.

Avokatët e përgjithshëm të shtetit të Kalifornisë dhe Nju Jorkut kërcënuan të padisin.

Ligji pritet të hyjë në fuqi me 3 nëntor.

Muajin e kaluar administrata e Trumpit, po diskutonte për të miratuar një ligj që do të lejonte vetem 18,000 emigrantë të hynin në Amerikë, gjatë vitit 2020.

Burimi: Reuters.Com 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota trump ndalon emigrantet e varfer trump ndalon emigrantet e varfer

Sondazh

Poll