Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas këmbësorin në dalje të qytetit

Këmbësori, ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spitalin e Traumës.

19 Maj 2023, 22:18 Nga k.m.
Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas këmbësorin
Mjeti që aksidentoi këmbësorin

LEZHË- Një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Këmbësori, ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në dalje të Lezhës. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

lezhe

Sondazh

Poll