Sport

Feyenoord i shqetësuar për ‘largimin’ e Arne Slot: holandezi, emër tjetër për Tottenham

Emri i trajneri holandez të Feyenoord tani i lakmuar edhe në Angli

19 Maj 2023, 20:49 Nga DOSJA
Feyenoord i shqetësuar për ‘largimin’ e Arne Slot:

HOLANDE - Feyenoord është i shqetësuar për largimin e mundshëm të Arne Slot në fund të sezonit. Sipas shtypit anglez, këtë të premte, trajneri i holandezëve është bërë një nga emrat e pëlqyer nga Daniel Levy për të zënë komandën teknike të Tottenham.  

Pas një sezoni të suksesshëm, i cili rezultoi në një triumf të Eredivisie, kampionët holandezë janë të prirur të mbajnë 44-vjeçarin në vijim të suksesit të tij dhe kthimit të klubit në Champions League pas gjashtë vitesh mungesë. Një nga zgjidhjet e konsideruara nga Toon van Bodegom, presidenti i klubit, do të jetë propozimi i rritjes së pagës së Slot me rreth 4 milionë euro në sezon. 

Që nga largimi i António Contes më 26 mars, Tottenham ka kërkuar një zëvendësues të përshtatshëm për nevojat e klubit. Megjithatë, pa dobi. Ndër emrat që lidhen me stemën e klubit të Londrës janë edhe: Ange Postecoglu (Celtic); Roberto De Zerbi (Brighton);  Marco Silva (Fulham); Thomas Frank (Brentford) dhe Rúben Amorim (Sporting).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll