Bota

Samiti G7 për Ukrainën! Presidenti Zelenskyy udhëton sot në Hiroshima, pritet të takohet me kryeministrin japonez

Gjatë vizitës së tij në Hiroshima, Zelenskyy do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kryeministrin japonez Fumi Kishida, tha ministria.

20 Maj 2023, 07:43 Nga A.B
Samiti G7 për Ukrainën! Presidenti Zelenskyy udhëton sot në
Volodymyr Zelenskyy

HIROSHIMA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë sot në Hiroshima, ku do të marrë pjesë në samitin e G7 për Ukrainën.

Zelenskyy pritet të mbërrijë në Hiroshima, vendi i sulmit të parë bërthamor në botë, gjatë mbrëmjes. Ai do të bashkohet me udhëheqësit e shtatë vendeve më të përparuara industrialisht të botës.

Fillimisht u konfirmua se Zelenskyy do t'i bashkohet pjesëmarrësve të samitit të G7 të premten përmes video-konferencës. Megjithatë, ky plan ndryshoi pasi Zelenskyy shprehu një "dëshirë të fortë" për të marrë pjesë personalisht në samit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme japoneze.

Japonia kishte refuzuar më parë të konfirmonte personalisht vizitën e Zelenskyy-t në vend, duke këmbëngulur deri të premten vonë në mbrëmje se ai do të merrte pjesë në samit vetëm online.

Gjatë vizitës së tij në Hiroshima, Zelenskyy do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kryeministrin japonez Fumi Kishida, tha ministria.

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë përparimin në luftën në Ukrainë gjatë samitit tre-ditor që filloi të premten. Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA./Dosja.al

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy samiti i g7

Sondazh

Poll