Bota

Stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ragon Koreja e Veriut: Shantazh bërthamor

Pasi forcat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë organizuar një seri të intensifikuar stërvitjesh vjetore të pranverës që nga marsi, Koreja e Veriut ka reaguar me zemërim ndaj tyre duke i quajtur ato një provë për pushtim.

19 Maj 2023, 22:10 Nga f.i
Stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut,
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shtimin e “shantazhit bërthamor” me stërvitje të përbashkëta ushtarake, duke u zotuar të ndërmarrin veprimet përkatëse kundër asaj që e quajti “çmenduria e luftënxënësve”, raporton Reuters.

Pasi forcat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë organizuar një seri të intensifikuar stërvitjesh vjetore të pranverës që nga marsi, Koreja e Veriut ka reaguar me zemërim ndaj tyre duke i quajtur ato një provë për pushtim. Stërvitja vjetore përfshin stërvitje ajrore dhe detare që përfshijnë një aeroplanmbajtëse amerikane.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka rritur aktivitetin ushtarak në muajt e fundit, duke zbuluar modele për koka të reja bërthamore më të vogla, duke lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale të aftë për të goditur SHBA-në dhe duke testuar atë që e quajti një dron sulmi nënujor me aftësi bërthamore.

marredheniet koreja e jugut-koreja e ver shba

Sondazh

Poll