Bota

Zgjedhjet në Turqi tronditën THELLË ekonominë! Lira në një nivel rekord të ulët, investitorët 'nervozë' para raundit të dytë

Lira turke u dobësua me 0.5 për qind dhe ishte 19.70 kundrejt dollarit amerikan, që është një nivel rekord i ulët. 

20 Maj 2023, 07:38 Nga A.B
Zgjedhjet në Turqi tronditën THELLË ekonominë! Lira në
Erdogan

TURQI-Pas zgjedhjeve të së dielës në Turqi, vlera e monedhës turke ra në 19.7 lira për dollarin amerikan, që është afër nivelit më të ulët historik. Rezultatet e zgjedhjeve në të cilat Erdogan mori shumicën e votave, edhe pse jo të mjaftueshme për të fituar në raundin e parë, sipas analistëve, mund të thellojnë krizën ekonomike në Turqi, raportojnë mediat.

Në zgjedhjet e së dielës, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori mbështetjen e 49.5 për qind të votuesve, duke arritur kështu një avantazh ndaj kandidatit të favorizuar të opozitës Kemal Kilicdaroglu, i cili u votua nga 44.9 për qind e atyre që dolën në votime. ndërsa partia e tij fitoi shumicën e votave për përbërjen e parlamentit.

Kjo çoi në rënien e stoqeve dhe e shtyu vlerën e monedhës turke në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit amerikan, gjë që vazhdoi vetëm zhvlerësimin e lirës që ka qenë konstante vitet e fundit. 

Dhe ndërsa investitorët presin me nervozizëm rezultatin e garës presidenciale në raundin e dytë (më 28 maj), analistët vlerësojnë se kriza ekonomike në Turqi mund të përkeqësohet. Megjithatë, ndërkohë që shqetësimet për krizën e kostos së jetesës janë të përhapura, ajo nuk e ka dëmtuar ndjeshëm mbështetjen e Erdoganit në qendrat e votimit, pavarësisht politikave të tij joortodokse ekonomike, duke përfshirë një neveri afatgjatë ndaj rritjes së normave të interesit, e cila ka kontribuar në rritjen e inflacionit dhe në rritjen e kostos të ushqimit dhe të mallrave të tjera bazë.

"Një fitore e opozitës duket se është bërë më pak e mundshme dhe kjo do t'i zhgënjejë investitorët që shpresojnë për një kthim në politikën ekonomike ortodokse dhe një angazhim më të besueshëm për të trajtuar inflacionin në Turqi," tha Liam Pitch, ekonomist i lartë i tregjeve në zhvillim në Kapital Ekonomiks, duke shtuar se në vend të kësaj, tani ekziston një rrezik shumë real që një fitore e Erdoganit mund të çojë në paqëndrueshmëri makroekonomike në Turqi, duke përfshirë kërcënimin e një krize serioze valutore.

Shqetësimi i investitorëve

Rënia e mprehtë bëri që Bursa e Stambollit të ndalojë për pak kohë tregtimin. BIST-100 ra me 6.1 për qind, ndërsa nën-indeksi i tij bankar e mbylli ditën me një rënie prej 9.2 për qind, pas konfirmimit se zgjedhjet do të vendosen në raundin e dytë mes Erdoganit dhe kundërshtarit të tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu.

Lira turke u dobësua me 0.5 për qind dhe ishte 19.70 kundrejt dollarit amerikan, që është një nivel rekord i ulët. Vlera e monedhës ra me më shumë se 40 për qind vitin e kaluar pasi politikat ekonomike joortodokse të Erdogan nxitën inflacionin./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi erdogan

Sondazh

Poll