Bota

Rusia i përgjigjet SHBA-së/ Përfshin Barack Obamën në listën e 500 amerikanëve të sanksionuar

Në një deklaratë, ministria njoftoi gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të ndaluar Evan Gershkovich, i cili përballet me akuza për spiunazh.

19 Maj 2023, 19:53 Nga f.i
Rusia i përgjigjet SHBA-së/ Përfshin Barack Obamën në
Vladimir Putin dhe Barak Obama

RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ish-presidenti Barack Obama ishte në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndaloheshin si përgjigje ndaj raundit të fundit të sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni, shkruan Reuters.

Në një deklaratë, ministria njoftoi gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të ndaluar Evan Gershkovich, i cili përballet me akuza për spiunazh. 

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara njoftuan ghithashtu sanksione kundër më shumë se 300 subjekteve, duke synuar të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

sanksionet e rusise barak obama

Sondazh

Poll