Bota

David Beckham i bën Mbretit dhuratën e pazakontë, shihni reagimin befasues të Charles III(VIDEO)

Ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri, pasi mjaltin e kishte mbledhur nga bletët e tij që jetojnë në koshere në shtëpinë e tij në Cotswolds.

19 Maj 2023, 15:42 Nga f.i
David Beckham i bën Mbretit dhuratën e pazakontë, shihni reagimin
Mbreti Charles dhe David Beckham

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles mori një kavanoz me mjaltë nga ish-futbollisti David Beckham ndërsa dyshja morën pjesë në një ceremoni çmimesh për të festuar modën britanike të enjten. Mediat e huaja shkruajnë se ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri, pasi mjaltin e kishte mbledhur nga bletët e tij që jetojnë në koshere në shtëpinë e tij në Cotswolds.

Në video Mbreti shihet i kënaqur nga surpriza e ëmbël dhe të dy zhvillojnë një bisedë të shkurtër privat. 

“Natyrisht që është një javë e rëndësishme për Madhërinë e Tij dhe familjen e tij dhe ne jemi shumë të emocionuar që jemi këtu sonte. Është kënaqësi e madhe të takojmë mbretin. Gjithmonë e kam dashur familjen mbretërore”, tha David pak para takimit me monarkun e ri.

David Beckham në fakt ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me familjen mbretërore dhe mori pjesë në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle me gruan e tij Victoria në vitin 2018. Gjithashtu Beckham ftoi Princin dhe Princeshën e Uellsit në dasmën e djalit të tyre Brooklyn në maj 2022.

mbreti charles iii david beckham

Sondazh

Poll