Bota

VIDEO-VIRALE/ Heroi i ditës! Kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali

Fatmirësisht aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili shihet teksa i ndihmoi të dilnin nga situata dhe momenti i shpëtimit është bërë viral në rrjet.

19 Maj 2023, 15:21 Nga f.i
VIDEO-VIRALE/ Heroi i ditës! Kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga
Pamje nga ngjarja

ITALI- Një video nga situata e përmbytjeve në Itali, sidomos në rajonin e Emilia Romagna, i cili është prekur nga përmbytjet e mëdha. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur në qytetin Cesena është shmangur një tragjedi.

Në imazhe shihet një nënë me djalin e saj të vogël në krah e cila nuk mundet të lëvizë nga rrjedha e ujit përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili shihet teksa i ndihmoi të dilnin nga situata dhe momenti i shpëtimit është bërë viral në rrjet.

“Unë jam i gjatë 1.93 metra, kështu që fëmija ndihej i sigurt kur e mbaja në dorë. Ai më kapi qafën dhe më pas flokët ndërsa unë e mbaja mbi supe”, -ka treguar Pantiç rreth situatës së shpëtimit të 3-vjeçarit.

permbytjet ne itali

Sondazh

Poll