18 Maj 2023, 21:35
Nga k.m.
Agron Duka
TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se ai është i hapur për bashkëpunim edhe me Partinë Socialiste. Duke "braktisur" kështu Partinë Demokratike, forcë me të cilën deri më tani ka pasur një koalicion politik. Por bashkëpunimin e paralajmëron për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Log.", Agron Duka tha se PAA është ofertë politike dhe se partia e tij merr vota që i interesojnë të dyja krahëve të politikës.
PJESË NGA BISEDA:
Agron Duka: Ndihem i kënaqur me produktin, kemi 1 vit e gjysme që punojmë. Fokusi ka qenë tek këshillat bashkiak. Nuk është rezultat surprizë, numri i votave me surprizoi 44 mijë vota. Sepse nuk e mendonim. Për këshilltarë prisnim edhe më shumë sepse ka disa që na kanë lënë për shumë pak, psh në Poliçan për një votë se kështu është formula. Rëndësia qe në donim të krijonim struktura që për faj tonë lamë garën që nga 2016, nuk garuam asnjëherë. Kemi pasur vetëm një garë në Kolonja, për zgjedhje të pjesshme dhe ajo dha frutat e veta morëm dy. Kushdo qoftë koalicioni sigla e PAA dhe ky projekt do asfiksoheshe, kjo është arsyeja që ne garuam vetë.
Pyetje: Si jeni me partitë e tjera të opozitës?
Agron Duka: Jemi shumë para me PR jemi 12 mijë vota para, me PDIU 15 mijë vota para, me të tjerat më poshtë. Ne jemi partia e parë. Ajo që mua më kënaq është që unë si kryetar partie garoj për herë të parë. Debati në studioi edhe na lëndonte. Shpesh herë që ne u detyruam për shkak të situatave bëmë kompromis dhe hymë më PD. Kjo të fyente. Unë jam bërë 3 herë deputet, kam marr edhe përkrahje për kryetar bashkie dhe ka rezultuar që kam qenë me vota. Ti ke dalë me siglën e PD por ne dolëm për situatën. Në qarkun e Durrësit kemi marrë 3 mandatë 5400 e ca vota, në Krujë 3 mandate 2 mijë e ca vota, në Shijak 940 vota dhe në tërësi bëjnë 9 mijë vota. Ne krijuam struktura përmes këtyre zgjedhjeve. Ne kemi mbështetur Igli Carën në Durrës, dështuam. Ndërsa në qytetet e tjera kemi qenë indiferentë sepse jemi fokusuar te vetja. Unë gjykoj që në Durrës i marrim prapë 9 mijë vota. Janë mobilizuar shumë. Të dyja krahët e politikë kanë interes që këto vota ti kenë për vete. Pra ne jemi ofertë politike për 2025.
Pyetje: Kur thoni ofertë politike do të thotë që jeni të hapur, edhe me PS?
Agron Duka: Po patjetër, Po pse ca do bëjmë?
agron duka
Politike
18 Maj 2023, 21:30
Fredi Beleri
SHBA- Senati amerikan ka mbajtur sot një seancë për Ballkanin Perëndimor, ku i dërguari special i SHBA Gabriel Escoba...
Politike
18 Maj 2023, 21:20
Rudina Hajdari
TIRANË- Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson demokratët dhe se dorëheqja e ti...
Politike
18 Maj 2023, 21:19
Dashamir Shehi
TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se opozita gaboi gjatë fushatës, duke u folur qytetarëve vetëm ...
Politike
18 Maj 2023, 21:07
Foto ilustruese
TIRANË- Tre bashki mund t'i nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave. Bëhet fjalë për Himar&eu...
Politike
18 Maj 2023, 21:07
F.M
Elisa Spiropali dhe Benet Beci
SHKODËR- Marrja e Shkodrës nga Partia Socialiste përmes kandidatit Benet Beci është shpërblyer...
Politike
18 Maj 2023, 20:44
k.m.
Armando Prenga
KURBIN- Ky është automjeti tip Mercedes Benz që përdori Fatbardh Ismaili gjatë sulmit me armë zjarri ndaj ish-...
Politike
18 Maj 2023, 20:35
F.M
Lefter Maliqi
TIRANË- Kandidati i Opozitës për Maliqin, Lefter Maliqi ka deklaruar se ai e ka e ka fituar Kuçovën, por që v...
Politike
18 Maj 2023, 19:43
k.m.
Ilirjan Celibashi
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgje...
Politike
18 Maj 2023, 19:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike i është rikthyer sërish debateve për bashkim. Të premten, më 19 maj, Partia D...
Politike
18 Maj 2023, 19:11
Ilir Alimehmeti
Ilir Alimehmeti tregoi këtë të enjte në Euronews Albania arsyet të cilat sollën humbjen e kandidatit të...