Bota

Borrell: BE e ka më të vështirë të përcaktojë marrëdhëniet e saj me Kinën sesa me Rusinë

Sipas Borrell, Pekini kërkon të ndërtojë një rend të ri botëror me PRC në qendër, duke u bërë nga mesi i shekullit fuqia e parë në botë.

19 Maj 2023, 07:37 Nga a.l
Borrell: BE e ka më të vështirë  të
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaron se marrëdhëniet me Kinën janë një çështje politike më komplekse për Bashkimin Evropian sesa marrëdhëniet e tij me Rusinë. 

“Si të veprohet me Kinën është një çështje politike e rendit të parë për BE-në, më e vështirë sesa përballja me Rusinë. Në të vërtetë, sistemet politike dhe ekonomike të BE-së janë shumë të ndryshme nga Rusia dhe Kina”, tha ai. 

Sipas Borrell, Pekini kërkon të ndërtojë një rend të ri botëror me PRC në qendër, duke u bërë nga mesi i shekullit fuqia e parë në botë, shkruajnë mediat e huaja. 

"BE duhet të jetë e vetëdijshme se shumë vende e shohin ndikimin gjeopolitik të Kinës si një kundërpeshë ndaj Perëndimit dhe për rrjedhojë ndaj Evropës," tha Borrell. 

Ai beson se Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë politikën e tij ndaj Kinës për tre arsye: ndryshimet brenda Kinës, intensifikimi i konkurrencës strategjike midis SHBA-së dhe Kinës dhe ngritjes së Kinës si një lojtar kyç në problemet rajonale dhe globale.

 

lufta ukraine-rusi josep borrell

Sondazh

Poll