Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit, 3 kuti rezultojnë të parregullta

E parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin

18 Maj 2023, 15:30 Nga m.s

 

Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit, 3 kuti rezultojnë të
numerimi i votave

TIRANË- Në të gjithë vendin është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit. Duke iu referuar të dhënave zyrtare nga KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruara, vetëm tre prej tyre kanë rezultuar të parregullta.

Më konkretisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale me një diferencë të thellë, duke marrë 53 bashki, 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.

zgjedhjet lolae 14 maj 2023 numerimi i votave

Sondazh

Poll