Aktualitet

Pas ambasadores, zv.ministri grek shkon në paraburgimin e Vlorës për të takuar Fredi Belerin

Beleri është arrestuar një javë më parë nën akuzën e shitblerjes së votave.

18 Maj 2023, 12:40 Nga A.B
Pas ambasadores, zv.ministri grek shkon në paraburgimin e Vlorës
Fredi Beleri

VLORË-Ditën e sotme, në ambientet e paraburgimit të Vlorës ka shkuar zëvendës ministri grek, ku ka kërkuar një takim me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Theoharis Lalakos ka pasur mundësi të komunikojë me Belerin për zhvillimet e fundit.

Ndërkaq një natë më parë në një intervistë të dhënë për mediat greke ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar që të lirohet Fredi Beleri, duke theksuar se miqësinë me Shqipërinë e duan por duke respektuar njëri tjetrin jo me zor.

Ndërkohë kujtojmë se Beleri është arrestuar një javë më parë nën akuzën e shitblerjes së votave.

fredi belerin

Sondazh

Poll