Aktualitet

Presioni i Athinës zyrtare, pezullohet shembja e hotelit të Belerit në Dhërmi

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat e IKMT që kishin rrethuar hotelin që prej ditës së djeshme sot janë larguar.

18 Maj 2023, 10:58 Nga f.g
Presioni i Athinës zyrtare, pezullohet shembja e hotelit të Belerit
Pamje nga IKMT te Hoteli

HIMARE- Është pezulluar aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e hotelit të numëruesit të Fredi Belerit, Fjorentin Beli.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat e IKMT që kishin rrethuar hotelin që prej ditës së djeshme sot janë larguar.

Pezullimi vjen pas deklaratës së fortë të ministrit grek, Nikos Dendias që tha se situata e marrëdhënieve me Shqipërinë është serioze dhe se Beleri duhet të lirohet sa më parë.

"Duam miqësi, por jo me  çdo çmim", -ishte sinjali i kreut të diplomacisë greke që e ka çuar çështjen për diskutim në Bruksel./Dosja.al

fjorentin beli fitorja e belerit

Sondazh

Poll