Aktualitet

Thyhet kutia në Kurbin! Mbahet 'peng' rezultati për Këshillin Bashkiak

Për shkak të kontestimeve, është vendosur që kutia e fundit të numërohet në Tiranë.

18 Maj 2023, 12:23 Nga A.B
Thyhet kutia në Kurbin! Mbahet 'peng' rezultati për
Komisioneret

KURBIN- Kutia e thyer nga një person në qendrën e votimit në fshatin Shpërdhet, po mban peng rezultatin për këshillin bashkiak në bashkinë e Kurbinit.

Kutia me probleme i përket fshatit Shpërdhet dhe është marrë vendim që të numërohet në KQZ Tiranë. Ndërkohë nga numërimi i 73 kutive të votimit nga 74 në total, force e pare politike në Kurbin rezulton të jetë PS që merr 9 mandate dhe pas saj renditet BF me 6 mandate.

Për shkak të kontestimeve, është vendosur që kutia e fundit të numërohet në Tiranë./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll