Aktualitet

FRPD përballë KQZ-së, Hoxha: Sistemi në zgjedhje ishte pilot por pa pilot! Kërkojmë ngritjen e komisionit me anëtarë të huaj

Teksa ishte i shoqëruar me të rinjtë e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Hoxha tha se procesi ishte i paracaktuar e se sistemi elektronik ishte pa 'pilot'.

18 Maj 2023, 11:12 Nga A.B
FRPD përballë KQZ-së, Hoxha: Sistemi në zgjedhje ishte pilot
Arjan Hoxha

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Arjan Hoxha kërkon që të ngrihet një komision për të hetuar rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Kamzës. Teksa ishte i shoqëruar me të rinjtë e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Hoxha tha se procesi ishte i paracaktuar e se sistemi elektronik ishte pa 'pilot'.

"Procesi ishte i paracaktuar, sot është deklaratë e cila është inicuar nga FRPD. Kemi mbështetjen e qytetarëve të Kamzës, aty është një situatë e papranueshme. Kjo ka një rezultat të paracaktuar përmes identifikimit elektronik, kërkojmë që të ngrihet një komision me ekspertë të huaj, besueshmëria ka rënë. 

Sistemi ishte pilot por pa pilot, me drejtim të paditur. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend, që një kandidat të ketë humbje votash në çdo qendër votimi"

protesta e bashke fitojme 18 maj 2023

Sondazh

Poll