Aktualitet

Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte, 45-vjeçari transportohet në spital

Ai është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

18 Maj 2023, 11:05 Nga a.l
Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte,
Ambulanca

TIRANË- Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim. Policia njofton se punëtori i identifikuar me iniciale B. R., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në këtë pallat. Ai është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

tirane

Sondazh

Poll