Aktualitet

I akuzuar për përfshirje në çështjen e inceneratorëve! SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën

Nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri të mjedisit Koka dënimi i ulet në 4.6 vite ndërsa Bllakos në 2.8 vite burg.

18 Maj 2023, 09:58 Nga A.B
I akuzuar për përfshirje në çështjen e
Lefter Koka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe 4 vite burg për ish deputetin e PS Alqi Bllako, të përfshirë në skemën e inceneratorëve.

Nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri të mjedisit Koka dënimi i ulet në 4.6 vite ndërsa Bllakos në 2.8 vite burg.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al

lefter koka spak alqi bllako

Sondazh

Poll