Aktualitet

"Na trajtojnë si studentë akademie"/ Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë: Na kanë mashtruar për gradat dhe pagat

Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme. 

18 Maj 2023, 09:20 Nga A.B
"Na trajtojnë si studentë akademie"/ Efektivët e
RENEA

TIRANË- Një tjetër kategori në vend do të ngrihet në protestë. Bëhet fjalë për efektivët e RENEA-s. Ata kanë paralajmëruar se do protestojnë pasi ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga e se do të marrin grada. 

Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme. 

"Na kanë mashtruar me gradat dhe pagat. Do protestojmë para Ministrisë së Brendshme, na bashkohet ‘Sindikata’. Na kanë barazuar me kursantët e Akademisë. Jemi mashtruar, po na trajtojnë si student akademie"- thonë ata për mediat. /Dosja.al

renea ne proteste renea

Sondazh

Poll