Bota

Vetëm 10 ditë larg zgjedhjjeve të 28 majit/ Erdogan mesazh të rinjve: Të jemi bashkë në pikëllim dhe në gëzim!

Po, ashtu kreu i shtetit falënderoi çdo votues që mori pjesë më 14 maj në votimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të thirrjes së 28-të, shkruajnë mediat e huaja. 

18 Maj 2023, 07:42 Nga a.l
Vetëm 10 ditë larg zgjedhjjeve të 28 majit/ Erdogan mesazh
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Vetëm 10 ditë larg raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 28 maj,Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan edhe sot e ka nisur ditun me një mesazh drehtuar të rinjve të vendit. Ai u ka bërë thirrje të votojnë sepse në këtë mënyrë do të zgjidhin problemet e vendit dhe do të eliminojnë të gjitha sfidat me të cilat përballet Turqia. 

“Së bashku do të zgjidhim problemet e vendit dhe do të eliminojmë të gjitha sfidat me të cilat përballet Turqia. Të jemi bashkë në pikëllim dhe në gëzim. Le të takojmë ditë më të mira! Shpresoj në mbështetjen aktive të votuesve të rinj gjatë votimit të 28 majit”, thuhet në postimin e tij në Tëitter. 

Po, ashtu kreu i shtetit falënderoi çdo votues që mori pjesë më 14 maj në votimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të thirrjes së 28-të, shkruajnë mediat e huaja

Raundi i parë i zgjedhjeve

Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave. Rexhep Taip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë. 

zgjedhjet ne turqi 2023 rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll