Bota

Deklarata e Medvedev trondit rajonin: Vendet baltike i përkasin Rusisë

Medvedev iu referua tre shteteve baltike si “pjesë të Rusisë” të martën, ndërsa shtoi se Polonia ishte “përkohësisht e pushtuar”.

17 Maj 2023, 21:42 Nga f.i
Deklarata e Medvedev trondit rajonin: Vendet baltike i përkasin Rusisë
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-kryeministri dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev me një postim të fundit në Twitter ka rritur tensionin në rajon. Mediat e huaja raportojnë se Medvedev iu referua tre shteteve baltike si “pjesë të Rusisë” të martën, ndërsa shtoi se Polonia ishte “përkohësisht e pushtuar”.

Duke shkruar në Twitter, ish-kryeministri rus iu referua Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si provinc “ruse”, duke thënë se ato e kishin “ndotur veten” me veprimet pas pushtimit të Ukrainës. Komentet raportohet se ishin në përgjigje të vërejtjeve të bëra nga Emmanuel Macron javën e kaluar se Moska “tashmë kishte humbur gjeopolitikisht”.

Shqetësimet janë rritur në Balltik për kërcënimin e paraqitur nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt. Ai gjithashtu iu referua Polonisë si "të pushtuar përkohësisht", duke aluduar për praninë e NATO-s brenda vendit, e cila përfshin 10,000 trupa amerikane.

Tre shtetet e vogla baltike u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik derisa u ndanë në vitin 1991. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll