Bota

Zgjatet marrëveshja e grurit me dy muaj: Bota do të vazhdojë të marrë produkte ukrainase

Oleksandr Kubrakov, Ministri ukrainas i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës, konfirmoi se marrëveshja e grurit ishte zgjatur deri më 18 korrik.

17 Maj 2023, 21:25 Nga f.i
Zgjatet marrëveshja e grurit me dy muaj: Bota do të vazhdojë
foto ilustruese

UKRAINË- Marrëveshja e grurit që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, do të zgjatet edhe dy muaj. CNN raporton se Oleksandr Kubrakov, Ministri ukrainas i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës, konfirmoi se marrëveshja e grurit ishte zgjatur deri më 18 korrik në një postim në Facebook.

Bota do të vazhdojë të marrë produkte ukrainase falë përpjekjeve të partnerëve tanë në marrëveshje Turqisë dhe OKB-së’, -tha Kubrakov.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, do të zgjatet për dy muaj. Ai ishte planifikuar të skadonte këtë të enjte.

marreveshja e grurit ukraine-rusi lufta ne ukraine

Sondazh

Poll