Bota

Arrestohet biznesmeni GREK në SHBA, vidhte teknologji të avancuara sekrete dhe ia dërgonte Rusisë

Hetimi ka nisur tre muaj më parë nga autoritetet amerikane, Homeland Security, Departamenti i Drejtësisë, FBI dhe prokurori i përgjithshëm.

17 Maj 2023, 22:55 Nga I.A

 

Arrestohet biznesmeni GREK në SHBA, vidhte teknologji të avancuara
Breon Peace

 

SHBA- Një biznesmen grek është vënë në prangat e policisë në Nju Jork me akuzëne e konspiracionit dhe kontrabandës pasi dyshohet se përvetësoi 10 lloje të ndryshme të teknologjisë sekrete amerikane dhe ia dha rusëve. eKatherinimi shkruan se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë me dije se biznesmeni në fjalë është 59-vjeçari Nikolaos Bogonicolos, dhe kompania e tij e teknologjisë është me bazë në Athinë.

Hetimi ka nisur tre muaj më parë nga autoritetet amerikane, Homeland Security, Departamenti i Drejtësisë, FBI dhe prokurori i përgjithshëm. Në total janë zbuluar 13 celula që synonin kontrabandimin e teknologjisë së avancuar amerikane.

“Ndërsa vepronin në dukje si kontraktues të mbrojtjes për NATO-n dhe vendet e tjera aleate, i pandehuri dhe kompania dyshohet se u angazhuan në marrëveshje të dyfishta, duke ndihmuar në nxitjen e tentativave luftarake të Rusisë për zhvillimin e armëve të gjeneratës së ardhshme. Zyra jonë vazhdon të punojë pa u lodhur për të siguruar që teknologjitë përçarëse të mos bien në duar të gabuara”, tha Prokurori i SHBA Breon Peace.

breon peace

Sondazh

Poll