Bota

I gjithë New York-u peshon 764 milionë ton, po fundoset me 1-2 milimetra në vit

Sipas studimit, Manhatani 'i poshtëm' është veçanërisht i rrezikuar dhe ka shqetësime për Brooklyn dhe Queens gjithashtu. Lower Manhattan është në rrezik të madh nga përmbytjet për shkak të fundosjes së NYC në tokën e saj.

17 Maj 2023, 21:48 Nga k.m.
I gjithë New York-u peshon 764 milionë ton, po fundoset me 1-2
Foto ilustruese

SHBA- Qyteti që nuk fundoset kurrë? Hulumtimet e reja gjeologjike paralajmërojnë se pesha e rrokaqiejve të qytetit të Nju Jorkut në fakt po bën që "Big Apple" – me më shumë se 1 milion ndërtesa e saj të peshojë afro 1.7 trilion paund (njësi matëse përkthyer në 764 milionë ton) – të zhytet me 1 deri në 2 milimetra çdo vit.

Sipas studimit, Manhatani 'i poshtëm' është veçanërisht i rrezikuar dhe ka shqetësime për Brooklyn dhe Queens gjithashtu. Lower Manhattan është në rrezik të madh nga përmbytjet për shkak të fundosjes së NYC në tokën e saj.

“Nju Jorku përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve; kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është 3 deri në 4 herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut…,”- shkruhet në studim.

Ekspertët ishin në gjendje të konfirmonin se New York është i ndërtuar mbi një subtrakt që reagon ndryshe ndaj peshës së ndërtesave. Tokat më të pasura me sedimente argjilore dhe mbushje artificiale janë më të prirura ndaj fundosjes, me një vlerë mesatare prej 294 milimetra të matur në pjesën e poshtme të Manhatan-it. Dherat më elastikë arrijnë të rikuperohen pas ndërtimit të pallateve, ndërsa nënshtresa më shkëmbore në të cilën janë ndërtuar shumë qiellgërvishtëse nuk lëviz shumë. Duke krahasuar këto të dhëna me matjet satelitore të lartësisë së tokës, studiuesit kanë zhvilluar një hartë të re dhe më të detajuar të fundosjeve në New York./NYT

new york

Sondazh

Poll