Aktualitet

Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke: Babai im është si shkëmb, u gëzua kur mori vesh që kishte fituar

Më tej Petro Beleri tha se psikologjikisht i ati është shumë mirë, mirëpo ka kërkuar transferimin e tij në spital pasi ka shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

17 Maj 2023, 18:24 Nga I.A
Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke: Babai im është si
Petro Beleri

HIMARË- Djali i Fredi Belerit, Petro ka deklaruar se ka kontaktuar vetëm dy herë me babin e tij në burg. Duke folur për mediat greke Petro ka thënë se në momentin që i tha babait se kishte fituar zgjedhjet, ai ishte gëzuar shumë. Më tej Petro Beleri tha se psikologjikisht i ati është shumë mirë, mirëpo ka kërkuar transferimin e tij në spital pasi ka shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

“Kam kontaktuar dy herë, një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare. Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresat e lëndës nuk ka prova për atë që e akuzojnë”, tha ai.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin. Politika greke kërkon lirimin e tij të menjëhershëm./Dosja.al

petro beleri arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll