Aktualitet

Qëlloi në drejtim të ish-deputetit Armando Prenga, 29-vjeçari është djali i komisionerit të 'Bashkë Fitojmë'

Bëhet fjalë për Ismail Ismajlin.

17 Maj 2023, 17:22 Nga F.M
Qëlloi në drejtim të ish-deputetit Armando Prenga,
Zgjedhje

KURBIN- Personi që qëlloi në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin rezulton se është djali i komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Bëhet fjalë për Ismail Ismajlin. Ngjarja ndodhi këtë mesditë. Armando Prenga, ish-deputeti i Partisë Socialiste po udhëtonte me mjetin e tij në Fushë Kuqe kur në drejtim të tij, është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. Prenga ka njoftuar autoritetet dhe policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.Ismajli. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip 'Benz'.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 islam ismajli

Sondazh

Poll