17 Maj 2023, 17:48
Nga F.M
Armando Prenga
KURBIN- Fatbardh Ismajli është 29-vjeçari që po kërkohet nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se i ka zënë pritë dhe ka tentuar të vrasë ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga. Dosja.al ka zbardhur zanafillën e ngjarjes që solli dhe atentatin e përgatitur sot ndaj ish-deputetit socialist.
Gjithçka ka nisur në KZAZ-në ku numëroheshin votat dhe rezultati i ngushtë mes Behar Haxhiut, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e socialistes Majlinda Cara që kërkonte një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Kurbinit, bëri që gjendja të tensionohej. Dosja.al ka mësuar se babai i 29-vjeçarit Ismajli, Islam Ismajli është dhunuar brenda KZAZ-së dhe është betuar se do të merrte hak.
“Më keni prekur në burrni,”- mësohet të ketë thënë Ismajli në momentin që është qëlluar me shuplakë. KZAZ-ja në fjalë, siç edhe u raportua, është rrethuar nga forcat e RENEA-s dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndaj planet për ‘hakmarrje’ janë shtyrë për këtë mesditë.
Kështu, i riu Ismajli ka vëzhguar Prengën dhe i ka zënë pritë në momentin që ai kalonte në Fushë Kuqe. Në momentin që e ka parë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij, por Prenga ka manovruar dhe ka arritur të shpëtojë. Ai ka telefonuar menjëherë Policinë e Shtetit, ndërsa Ismajli është larguar me makinën e tij tip ‘Benz’. Nuk dihet nëse personi që e ka qëlluar me shuplakë komisionerin ka qenë vetë Prenga.
atentat armando prenges fatbardh ismajli islam ismajli
Aktualitet
17 Maj 2023, 17:26
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shtetasve të saj të kthyer me forcë në sh...
Aktualitet
17 Maj 2023, 17:38
f.i
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Korfuz, ku turistja britanike 21-vjeçare pretend...
Aktualitet
17 Maj 2023, 17:33
I.A
Gruaja e Tashit
ELBASAN- Bashkëshortja e 58-vjeçarit që vrau motrën e saj, Ema Qevani në Elbasan tha për mediat se konflikt...
Aktualitet
17 Maj 2023, 17:22
F.M
Zgjedhje
KURBIN- Personi që qëlloi në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin rezulton se...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:17
F.M
Armando Prenga
KURBIN- Armando Prenga është ish-deputeti i Partisë Socialiste drejt të cilit është qëlluar me armë ...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:15
I.A
Policia
KURBIN- Është qëlluar me armë ditën e sotme në Kurbin në drejtim të makinës së ish-deputetit soci...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:07
I.A
Fqinja
ELBASAN- Një fqinje e Alma Qevanit, 44-vjeçares që u vra pasditen e sotme nga kunati në Elbasan ka treguar se shkaku i zë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:28
I.A
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku burri vrau me sopatë kunatë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:31
m.s
parate e sekuestruara
MORINE- Një 52 vjeçar turk është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste në vendin tonë ilega...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:18
m.s
Thirrje ne korr: Hajdute!
TIRANË- Numërimi në Tiranë për Këshillat Bashkiakë është drejt fundit, por socialist...