Aktualitet

Pronari italian u ndaloi hyrjen në lokal, s'u dha as lekët e "gjobës"/ Hakmerren shqiptarët, i hedhin molotov nga dritarja

Në fillim i hodhën koktej molotov pasi iu mohua "gjoba" për mbrojtje. 

17 Maj 2023, 18:03 Nga k.m.
Pronari italian u ndaloi hyrjen në lokal, s'u dha as lekët e
Foto ilustruese

TRIESTE- Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht, pasi akuzohen për dy vepra të ndodhura në Trieste. Kjo pasi i vunë gjobë një lokali të quajtur "Aisha". Në fillim i hodhën koktej molotov pasi iu mohua "gjoba" për mbrojtje.  Ndërsa pak disa ditë më parë grabitën dhe rrahën klientin e një dyqani në via Giulia. Ndërkohë Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të mbledhur sa më shumë prova.

Sipas mediave italiane, flet për një bandë e vërtetë kriminale, e përbërë nga katër të rinjtë shqiptarë; në pranga përfunduan S.A. 33 vjeç dhe M.F., 23 vjeç). 33-vjeçari, i njohur tashmë për policinë për një grabitje të kryer në një argjendari të Brindisit në vitin 2017.

trieste

Sondazh

Poll